Jackson i nxehur: Nuk planifikova 50 koncerte

03/06/2009 18:50

Mund te tingelloje disi e cuditshme por Michael Jackson dhe organizatoret e koncerteve ne “O2 Arena” te Londres nuk jane marre vesh per numrin e shfaqjeve live te mbretit te pop-it.

Sipas njoftimit te fundit zyrtar, Michael do zhvilloje 50 koncerte ne kryeqytetin britanik, por Michael ka menduar se organizatoret planifikuan vetem 10 koncerte.

“Jam shume i merzitur me organizatoret. Nuk ishte kjo ajo qe kisha ne mendje dhe nuk e di si do t’ia dal me kaq shume koncerte. Duhet te bie pak me shume nga pesha”, mesohet t’u kete thene disa miqve te tij Jackson. Sipas tabloidit “Sun”, Michael u ka rrefyer miqve se kishte planifikuar vetem 10 koncerte dhe me pas do shetiste me turneun ne te gjithe boten.

“Nuk kisha menduar per 50 koncerte, te gjithe ne te njejtin qytet. U zgjova ne mengjes dhe zbulova nga gazeta se ishin vendosur 40 shfaqje me shume nga ajo qe kisha parashikuar”, shprehet kengetari. Edhe pse shume data kane ndryshuar, Jackson duhet te kendoje ne nje numer kaq te madh koncertesh, duke pare se te gjitha biletat jane shitur brenda pak oresh.

Top Channel