Rama: Ne gare, si qytetar me mision

02/06/2009 23:40

Kreu socialist, Edi Rama, theksoi ne fund te emisionit “Top Story” ne Top Channel se eshte futur ne kete gare elektorale per te marre drejtimin e vendit, jo si politikan, po si nje qytetar me mision.

Kreu socialist tha se ka hyre ne kete gare per te sjelle konkurencen e lire dhe te ndershme, mbrojtjen e bregdetit nga shkaterrimi, zhvillimin e bujqesise dhe certifikimin e tokes se fermereve.

“Une nuk do te isha ne kete gare, nese gjerat do te funksionin normalisht e nese Shqiperia nuk do te ishte vendi me i varfer i Evropes”, u shpreh Rama.

Duke permendur udhetimin e tij ne cdo fshat e qytet te Shqiperise, ne turin e nisur prej muajsh, Rama theksoi se sot ka ndjesine e forte te nje vizioni qytetar.

Top Channel