Rama: Ja, 7 pikat e politikes se re

02/06/2009 22:20

Kreu socialist prezantoi pikat kryesore te programit prej njemije faqesh, per te cilin Rama tha se e ka hartuar me qytetaret dhe per qytetaret, bashke me asistencen e nje sere ekspertesh nderkombetare.

Ne qender te programit eshte nje politike e re per prodhimin vendas, politike e re per fshatin, per arsimin, per shendetesine, per mjedisin, per turizimin dhe nje politike te re per kohezionin social.

“Ne duam politikat e reja, sepse keto sjellin ndryshimin e sistemit dhe krijojne me shume baza per te ardhmen dhe per te krijuar nje shtet me themele te forta e qe mund te integrohet lehtesisht ne Evrope”, u shpreh Rama.

Duke vleresuar se secila prej ketyre pikave permban nje sere linjash zhillimi per vendin, Rama u shpreh i bindur se vetem ne saje kesaj politike te re, Shqiperia e ka te sigurte rrugen e saj drejt se ardhmes evropiane.

“Nuk do te rrisim taksat”

Kreu socialist premtoi se nuk do te rrise taksat, ashtu sikurse ka vepruar qeveria  e kryeministrit Berisha.

Rama theksoi se sipermarresit po punojne ne kushte shume te veshtira, pasi Berisha u ka rritur taksat, duke u shkaktuar jo rralle edhe  falimentimin.

“Kundershtaret e Bashkise kane hedhur balte mbi punen dhe politikat tona. Permendet taksa e gjelberimit vendosur nga bashkia, ne nje kohe kur ne Tirane ka nje fushate te jashtezakonshme te mbjelljes se pemeve”, u shpreh Rama.

Kreu socialist, premtoi se Tirana bashke me Shqiperine, neser do te veteqeverisen, dhe nuk do te punohet asesi per te mbrojtur interesat e nje grupi te ngushte njerezish.

“Zhvillim politikes bujqesore”

Duke i dhene pergjigje pyetjeve te eksperteve te ekonomise, Rama permendi se 58 perqind e forces se punes ndodhet ne fshat, ne nje moment kur sektori i bujqesise kerkon nje mbeshtetje per sigurimin e eksporteve dhe zhvillimin e ketij sektori.

“Ne do ta risktrukturojme ekonomine shqiptare, duke vepruar ne shtate pikat kryesore te planit tone. Do te perqendrohemi tek industria, do ta forcojme ate duke shtuar sherbime, por mbi te gjitha duke ristrukturuar pjesen e braktisur, ate te ekonomise rurale”, u shpreh Rama.

Kreu socialist shprehur shqetesimin per gjendjen e rende ne fshat, ndersa shton se zhvillimi i zones rurale do t’i jape nje hov ekonomise se vendit.

“Ministria e Zhvillimit Rural do te marre fondet publike ne dore dhe do t’i vere ne dispozicion per transformin e fshatit shqiptar nga nje jetese mesjetare, ne nje hapesire zhvillimi qe do te thote se ne fshat jetojne qytetare te barabarte te Republikes se Shqiperise”, u shpreh Rama.

Sipas tij, njerezit qe jetojne ne fshat meritojne ta kene shtetin ne krah, meritojne arsimim dhe mbeshtetje nga kryeministri i ardhshem.

“Do te bejme regjistrimin e tokave, do te kemi Kodin e Tokes do te certifikojme fermeret per pronen e tyre”, theksoi Rama duke prekur nje ceshtje shume te ndjeshme per Shqiperine.

Sipas tij, vendi ka koston me te larte te prodhimit per shkak te fragmentimit te tokave bujqesore.

Duke folur per rruget, Rama tha se do te investoje per ato rruge ekonomike, qe lidhin akset kryesore me segmentet rurale dhe per t’i vene ne sherbim te banoreve te zonave rurale.

“Mjedisi, prioriteti yne”

Kreu socialist premtoi hartimin e nje ligji integral per mjedisin, ndersa njoftoi ndertimin e nje sistemi nderkombetar per administrimin e ujerave, pasuria kombetare qe po shperdorohet.

“Edhe pse jemi vendi i dyte ne Evrope per pasuri ujore, kemi probleme me furnizimin me uje neper tokat bujqesore”, u shpreh Rama.

Sipas tij, ne Shqiperi do te kete investiroret te huaj, po keta do te jene vetem ne standarte te larta evropiane.

Po ashtu Rama premtoi edhe ndertimin e nje sistemi per administrimin e mbetjeve urbane, duke premtuar pastrimin e Shqiperise nga njolla ku hapesirat publike jane te uzurpuara nga plehrat.

 

Top Channel