Pamela Anderson rigjen dashurine

02/06/2009 18:50

Ish roja e plazhit “Baywatch”, Pamela Anderson duket se ka rigjetur dashurine.

Ajo dhe shoku i saj i ri, Jamie Padgett jane pare ne rruget e Los Angeles duke rene pre e aparateve fotografike. Mesa duket, serfisti 26 vjecar e ka magjepsur bjonden hollivudiane, me te cilen eshte lidhur prej disa javesh. 15 vitet e diferences nuk perbejne problem per ciftin, pasi ata jane ne cdo moment bashke dhe ne syte e paparaceve kane treguar nje pasion te vertete per njeri-tjetrin.

Menjehere, revistat gossip ne SHBA flasin per nje martese mes tyre. Nga ana tjeter, ish bashkeshorti Tommy Lee vazhdon te dergoje sms ne numrin e Anderson, duke i kerkuar te rikthehen serish bashke, por mesa duket, Pam ka nisur nje kapitull te ri ne jeten e saj sentimentale.

 

Top Channel