Fushata, PD lobing per mandatin e dyte

02/06/2009 20:45

Kandidatja per deputete e PD-se ne qarkun e Shkodres, Jozefina Topalli, takimin e radhes e ka zhvilluar ne Vaun e Dejes.

Topalli u shpreh se, fitorja e PD-se ne 28 qershor do te jete me e madhja dhe me e thella ne histori. “Fitorja e 28 qershorit do jete si fitorja e marsit te 92-shit. I them Rames se qe nga momenti qe nuk ke hyre ne lista, ti je per te ikur”, ka deklaruar Topalli.

Nderkohe, kandidati per deputet i PD-se ne qarkun e Korces, Ridvan Bode gjate nje takimi me banoret e zones, ne fshatin Sul te komunes se Mirasit, deklaroi se Devolli ka ndryshuar ne saj te reformave te qeverise Berisha ne kater vitet e drejtimit te vendit.

“Do te investojme ne Sul, do investojme ne Devoll, ne te gjithe Shqiperine. Ne mandatin tone te dyte do te investohet 5 here me shume per te bere te mundur qe cdo fshat te ece ne asfalt”, ka deklaruar Bode.

Ndersa Emin Gjana, kandidat per deputet i PD-se ne qarkun e Dibres, tha gjate turit elektoral te tij, se Rruga e Arberit eshte nje investim i Partise Demokratike, si edhe nje vullnet politik i saj dhe askush nuk mund ta pervetesoje ate. “Rruga e Arbrit quhet Rruga e Arbrit dhe jo Sadri Abazi apo Edi Rama”, eshte shprehur Gjana.

Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu takimin e radhes e ka zhvilluar ne qytetin e Sarandes, ku u shpreh se, zgjidhja e ceshtjes se prones eshte rendesia me prioritare e partise qe ai drejton.

“Kur ne filluam ne vitet ‘90 te flisnim per pronen private na quajten ekstremiste. Ajo qe kerkojme sot eshte nje e drejte e percaktuar ne treg”, ka deklaruar Mediu.

Top Channel