Vrasja e Xhindit, mbi 500 te shoqeruar

01/06/2009 08:00

Pas 30 diteve nga krimi qe i mori jeten deputetit socialist, Fatmir Xhindi, Prokuroria e Krimeve te Renda dhe policia e Fierit e çojne ne 500 numrin e te shoqeruarve.

Marrja e deshmive te personave nga Roskoveci dhe nga fshati Kurjan jane zhvillimet e dukshme te çeshtjes, ndersa grupi hetimor nuk ben te ditur nese e kane identifikuar plotesisht autorin e ekzekutimit dhe motivet qe e shtyne ate drejt ketij akti.

Hetimi, sipas burimeve nga grupi hetimor, po perqendrohet ne ato pak prova te zbuluara, megjithese ngjarja ka nje muaj qe ka ndodhur. Ditet e fundit jane kryer dhjetera shoqerime, te cilet jane marre ne pyetje. Paralel me keto shoqerime nga policia dhe prokuroria po punohet edhe me hetimin dhe pergjimin e telefonatave te atyre qe mund te kene pasur qofte edhe lidhje shoqerore me viktimen.

Pas marrjes ne pyetje te te gjithe shtetasve ka vijuar edhe shqyrtimi i te dhenave te tyre, por nuk flitet nese ato kane pasur rendesi per hetimin. Dy dite me pare, Prokuroria e Krimeve te Renda deklaroi se jane ne “loje” tri pista, nga 11 qe kane qene ne fillim te ngjarjes. Nderkohe, gjate kesaj kohe familjaret e Fatmir Xhindit kane kerkuar zbardhjen sa me shpejt te ngjarjes, pasi vonesa çon ne zhdukjen e provave te krimit.  

11 pista

Grupi hetimor i perbere nga zyrtare te Prokurorise se Krimeve te Renda, te Drejtorise se Pergjithshme te Policise dhe policise lokale te Fierit, kane zhvilluar ne harkun kohor te nje muaji dhjetera ore analiza te hetimeve per vrasjen e Fatmir Xhindit.

Fillimisht grupi hetimor u mblodh ne Fier dhe me pas u shperngul ne Prokurorine e Krimeve te Renda, ku kryeson hetimet drejtuesi i ketij institucioni, Olsian Çela, dhe ne hetime marrin pjese kater prokurore.

Burime zyrtare nga prokuroria deklarojne se nga analizat e njepasnjeshme jane verifikuar rreth 11 pista qe hetoheshin me pare per vrasjen e deputetit, ndersa eshte vendosur rrezimi i tete prej tyre, dhe vetem tre kane mbetur ne fuqi. Per keto pista eshte vendosur te vazhdoje hetimi me grumbullimin e provave dhe informacioneve.  

 

 

Top Channel