Pergjaket Tirana me kater te plagosur

01/06/2009 08:20

Pergjaket Tirana ne fundjave. Kater persona kane mbetur te plagosur nga tri konflikte, mes te cileve nje me arme. Ngjarjet kane ndodhur ne territore te ndryshme te kryeqytetit, nderkohe qe te demtuarit ndodhen ne gjendje te rende ne spital.

Tre prej autoreve te ketyre ngjarjeve te renda, qe kane ardhur nga sherre banale, jane vene ne pranga nga uniformat blu, ndersa i katerti eshte shpallur ne kerkim. Burimet policore te kryeqytetit bene te ditur se sherri i pare eshte shenuar ne oret e drekes se te shtunes.

Thike 47-vjeçarit

Sherbimet e Komisariatit nr. 3 kane marre njoftim se nje plagosje ka ndodhur afer tregut. Me t’u njoftuar, ne vendngjarje jane nisur sherbimet e komisariatit, te cilat kane kerkuar edhe ndihmen e kolegeve te Komisariatit nr. 4.

Sipas te dhenave hetimore, nje person kishte telefonuar ne sallen operative, duke deklaruar se dy persona ishin zene me njeri-tjetrin me thika.

Sipas telefonates, e cila ka mberritur rreth ores 13:00 te se shtunes, konflikti ka ndodhur tek ish-Uzina Dinamo. Sapo ka mberritur ne vendngjarje, policia konstatoi se Hekuran Shkembi, 47 vjeç, ishte plagosur me thike.

Ai eshte derguar ne spital, nderkohe qe menjehere ka nisur puna per identifikimin e autorit. Deshmitaret ne vendin e ngjarjes treguan se sherri kishte nisur ne moment, kur autori kishte nxjerre nje thike dhe kishte goditur 47-vjeçarin. Nga te dhenat operative, uniformat blu kane zbuluar se autori i dyshuar i ngjarjes ishte Flamur Ceta, 53 vjeç.

Duke pasur identitetin e tij, kreret e policise kane shperndare sherbimet per gjetjen dhe kapjen e te dyshuarit. Sipas policise, vetem pak kohe me vone, ai ka rene ne pranga dhe ka rrefyer versionin e tij te ngjarjes.

Ndersa i demtuari, i cili ndodhet ne spital, fatmiresisht jashte rrezikut per jeten, ka mundur t’i tregoje policise se çfare kishte ndodhur vetem ne oret e mbremjes se te shtunes. Policia tha se autori 53-vjeçar u arrestua per vrasje te mbetur ne tentative.

Qellon te dehurin

Ngjarja e dyte ka ndodhur ne zonen e “Ali Demit”, por kete here protagonistet kane qene dy te rinj. Sherbimet policore te Komisariatit nr. 1 kane marre njoftim rreth ores 18:00, se nje sherr me arme ka ndodhur ne ambientet e nje lokali ne rrugen “Ali Demi”.

Me t’u njoftuar, ne vendngjarje jane nisur uniformat blu te ketij komisariati, te cilet jane vene ne dijeni se te lokal “Tani”, ka mbetur i plagosur me arme zjarri Endri Musollari, 22 vjeç. I riu eshte marre me nxitim dhe eshte derguar me urgjence ne spital, nderkohe qe ishte i mbuluar i gjithi me gjak. Mjeket kane bere nderhyrje te shpejte kirurgjikale, por gjendja e tij shendetesore mbetet e rende.

Nga ana tjeter, sherbimeve te Komisariatit nr. 1, i kane ardhur ne ndihme oficeret e seksionit kunder krimeve ndaj jetes dhe shendetit, te cilet kane marre hetimet ne dore.

Fillimisht kane shoqeruar disa deshmitare te ngjarjes dhe me pas kane identifikuar autorin e dyshuar te saj. Sipas te dhenave zyrtare te policise, autori i ngjarjes dyshohet se eshte Erlis Duka, 19 vjeç, i cili eshte larguar menjehere nga vendngjarja. Pas identifikimit ka nisur puna per kapjen e tij, por ka qene e pamundur. Uniformat blu i kane shkuar edhe ne banese, por nuk e kane gjetur aty. Madje eshte negociuar edhe me te afermit e tij, qe ai te vetedorezohet, por deri dje ne oret e mbremjes, kjo gje nuk eshte mundesuar.

Ne lidhje me shkakun e ngjarjes, policia shpjegoi se 22-vjeçari ka qene ne gjendje te dehur dhe kishte nisur te hidhte fjale ne tavolinen ku qendronte 19-vjeçari. Ky i fundit nuk e ka kuptuar dhe kur jane nxehur gjakrat, ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar mbi te.

Lufte me biçake

Kur mendohej se nuk do te kishte me ngjarje, salla operative ka marre njoftimin se nje plagosje e dyfishte kishte ndodhur ne Paskuqan.

Sipas policise, dje, rreth ores 03:00 te mengjesit eshte marre nje telefonate, ku deklarohej se pas nje sherri me thika mes dy paleve, kane mbetur te plagosur dy te rinj.

Me t’u njoftuar, ne vendngjarje jane nisur sherbimet e sektorit kunder krimeve ndaj jetes dhe shendetit, te cilet kane gjetur vendngjarjen dhe njerin nga te plagosurit. Uniformat blu kane marre informacion shume shpejt se cilet ishin protagonistet e ngjarjes, te cilet te dy rezultonin te plagosur. Sipas policise, Klodian Rusi dhe Armand Lita, secili 18 vjeç, jane zene me njeri-tjetrin, nderkohe qe ishin te pajisur me biçake. Ata i kane shkaktuar plage njeri-tjetrit, duke perfunduar te dy ne spital.

Pasi gjendja e tyre shendetesore eshte permiresuar disi, prane krevatit te spitalit kane gjetur prangat e policise. Ata u arrestuan per plagosjen e njeri-tjetrit dhe tashme veç plageve ne trup, do t’u duhet te kujdesen edhe per denimin e tyre.
 

Top Channel