Pasi mahniti Skocine me zerin e saj, perralla e 48-vjecares Susan Boyle arriti ne fund, pa mundur te kurorezohet.

Spektakli televiziv ‘Britain’s Got Talent’ per talentet e reja perfundoi dhe cmimin e pare e mori trupa e kercimtareve “Diversity”.
Ky grup fitoi cmimin prej 160 mije dollare dhe mundesine per te performuar para mbretereshes.

Megjithate Boyle arriti te shnderrohet ne nje personazh te famshem ne pak kohe.

Vete Boyle e cileson veten si nje femer e pashprese qe nuk ka puthur kurre nje burre dhe qe jeton e vetme me macen e saj. Por fama e saj kapi permasa te medha ne pak kohe, pasi videoja ne Youtube eshte click-uar nga nje numer rekord vizitoresh.

Fillimisht Boyle u prit me vershellima ne prezantimin e pare, per shkak te pamjes aspak terheqese, por kur nisi te kendoje beri per vete me miliona persona me zerin e saj te mrekullueshem.

Top Channel