Kalimash, Berisha-Thaci do te “lidhin” tunelin

31/05/2009 11:00

Kryeministri Sali Berisha do te hape dhe mbylle fushaten me rrugen “Durres-Kukes”. Nje dite perpara mitingut te madh te Partise Demokratike ne Tirane, kryeministri, 14 ministrat e tij dhe kandidatet e PD-se per zgjedhjet e 28 qershorit do te jene ne tunelin e Kalimashit per te bere inaugurimin e pare.

Ceremonia zyrtare pritet te kthehet ne nje miting madheshtor, ku pergatitjet per viziten e kryeministrit Berisha ne kete rruge kane nisur nje jave me pare. 20 zyrtare nga Kosova dhe 20 zyrtare te larte nga Shqiperia do te jene te pranishem ne kete ceremoni, qe zhvillohet paraditen e sotme ne Kalimash.

Nga Kukesi, dy kryeministrat, ai i Kosoves dhe Shqiperise, do te zhvillojne nje konference per shtyp. 

Kryeministri i Shqiperise pritet te pershkoje sot ne oren 12:00 tunelin, duke hyre nga Thirra, ndersa Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, do pershkoje tunelin duke hyre nga ana tjeter, Kukesi.

Ata do te takohen ne mes te tunelit dhe me pas do te pershkojne me kembe 100 metershin e fundit drejt hyrjeve te tunelit nga zona e Kukesit. Gjate gjithe dites se sotme, rruga Durres-Kukes dhe vecanerisht tuneli i Kalimashit do te jete ne qender te vemendjes, pasi do te jete aty gjithe administrata e qeverise “Berisha”, qe ka perfituar edhe nga e diela pushim.

Rruga qe lidh Portin e Durresit, apo edhe Tiranen me Morinen, si pike kufitare e Kosoves, aktualisht pershkohet nga dy drejtime rrugesh ekzistuese, qe ne paranteze, as njera dhe as tjetra, ne gjendjen aktuale, nuk u pergjigjen kerkesave per nje rruge qe do te lidhte dy rajonet ne fjale, nevojave te trafikut dhe te levizjes se mallrave dhe pasagjereve.

Rruga e re do te kaloje ne akset Durres-Vore-Fushe Kruje-Milot-Rreshen-Reps-Thirre-Kalimash-Kukes dhe Morine. Gjatesia totale e rruges eshte 170 km. Kryeministri ka preferuar te jete vete ne inaugurimin e tunelit te Kalimashit.

Durres-Kukes pritet te radhitet ne krye te premtimeve te realizuara te qeverise “Berisha”, krahas rritjes se pagave dhe pensioneve. Ne perfundim te fushates elektorale Berisha do te kryeje nje tjeter vizite ne kete veper te infrastruktures. Dy vjet nga fillimi i punimeve do te behet lidhja e vepres inxhinierike me te rendesishme ne Shqiperi, qe eshte tuneli i Kalimashit.

Kompania “Bektel-Enka” ka rritur ritmet e punimeve dhe ne sektore te tjere, si perfundimin e 27 urave te ketij segmenti rrugor me gjatesi prej 60,4 kilometra, si dhe ne procesin e asfaltimit. Gjate dy viteve te fundit, “Bektel – Enka” ne dy sektoret e saj punesoi rreth 3400 punonjes, shumica shqiptare. Ne funksion te vazhdimit normal te punes u vune mbi 1300 mjete te llojeve te ndryshme.

Top Channel