“Big Brother”, jehona vazhdon…

31/05/2009 21:25

Jehona e suksesit te “reality show”-ut “Big Brother” ne Shqiperi i kalon kufijte e vendit. Arbana Osmani, prezantuesja e “Big Brother Albania” shpjegon suksesin e ketij formati ne Top Channel, gjate nje interviste nga Nju Jorku dhene “Zerit te Amerikes”.

Osmani tha se ne Shqiperi, te dy edicionet kane percjelle mesazhe positive, mbi familjen e shendoshe dhe thyerjen e mentaliteteve, duke kane bere te kuptojme se ku ndodhet dhe cfare kerkon sot shoqeria shqiptare.

“Suksesi i ketij formati ka qene shume i madh jo vetem ne Shqiperi, por kudo ku ka shqiptare”, eshte shprehur Osmani.

“BB ne te dyja edicionet e tij ne Shqiperi ka percjelle mesazhe pozitive qe kane te bejne me familjen e shendoshe me thyerjen e mentalitetit. Ju keni kuptuar nga BB se cfare kerkojne te rinjte shqiptar sot”, shtoi ajo.

Top Channel