EULEX: Per vizitat zyrtare vendos vetem qeveria

30/05/2009 12:45

“EULEX ka mandat te kufizuar dhe rol vezhgues e keshillues tek autoritetet gjyqesore, policore dhe te doganave ne Kosove. Ne nuk gjendemi ne Kosove per te marre vendime, por vetem per te ofruar ndihme”, ka deklaruar zedhenesi i misionit, Kristof Lamafalus, ne nje interviste per gazeten “Politika”.

“Edhe vendimi se cilet persona mund te vizitojne zyrtarisht Kosoven, eshte ne duart e qeverise dhe te republikes se Kosoves. EULEX nuk ndodhet ne Kosove per te gjykuar vendimet e qeverise. Vete ekzekutivi kujdeset per marredheniet me fqinjet”, deklaroi zedhenesi.

Goran Bogdanovic, lideri i strukturave paralele serbe ne veriun e Kosoves dhe Mlladjan Gjorgjevic, keshilltar i presidentit serb, jane ndaluar te vitizojne Kosoven, pasi kane abuzuar me vizitat e meparshme.

Top Channel