Rihanna do deshmoje ne gjyqin e Brown

29/05/2009 10:55

Rihanna do te deshmoje muajin e ardhshem ne procesin gjyqesor kunder ish-te dashurit te saj, Chris Brown.

Ai akuzohet per dhunen e ushtruar ndaj kengetares mbremjen e ndarjes se cmimeve Grammy, e cila perfundoi ne shtyp me fytyre te transformuar. Avokati i Brown kishte deklaruar se shpresonte ta zgjidhte kete ceshtje pa deshmi publike.

Seanca gjyqesore eshte caktuar per me 22 qershor ne gjykaten e Los Anxhelosit, tha gjykatesja Patricia Schnegg. Ajo tha se mungesa e fotove te Rihannes me shenjat e dhunes, nuk do te ndikoje ne zhvillimin e gjyqit ndaj kengetarit.

Top Channel