Rekord vjedhjesh ne Japoni

29/05/2009 12:10

Ne Japoni si pasoje e krizes ekonomike eshte rritur niveli i papunesise, qe ka sjelle edhe nje shifer rekord te vjedhjeve.

Vendi aziatik renditet nder vendet me nivelin me te ulet te kriminalitetit ne bote, por numri i grabitjeve te ndodhura gjate muajve te pare te vitit krahasur me te njejten periudhe te vitit te kaluar, ka shenuar nje rritje me 12,4 perqind. Sipas raportit te fundit te policise, situate eshte alarmante.

Ndersa krimet e tjera kane shenuar renie me 4.9 perqind, policia thote se papunesia i shtyn njerezit drejt vjedhjes. Niveli i te papuneve eshte rritur nga 4,1 perqind ne janar, ne 4,8 perqind ne muajin mars.

Top Channel