Qeveria, 165 milione leke shtese per zgjedhjet

29/05/2009 08:10

Qeveria rrit buxhetin e KQZ-se per zgjedhjet e 28 qershorit.

Ne mbledhjen e djeshme Berisha ka kaluar ne buxhetin e institucionit te menaxhimit te zgjedhjeve 165 milione leke, duke vendosur 90 milione leke per pagat dhe sigurimet shoqerore e shendetesore, 10 milione per mallra e sherbime dhe 65 milione per t’ua shperndare subjekteve zgjedhore.

Komisionet nderpartiake pritet te jene te shumta dhe per pasoje fondi i KQZ-se ishte i pamjaftueshem per t’i perballuar shpenzimet. Dy forcat me te medha politike, PD-se dhe PS-se, do te marrin edhe pjesen me te majme te shumes se akorduar nga KQZ-ja dhe buxheti i shtetit per financimin e tyre gjate zgjedhjeve te 28 qershorit.

Pjesa me e madhe e ketyre te ardhurave do te perdoren per postera dhe reklama. Sipas relacionit, financimi i rritur per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ka ardhur nga ndryshimet e bera ne Kodin Zgjedhor. Fondi, i cili eshte percaktuar per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, shkon menjehere per t’u perdorur.

Top Channel