Peqin, reshjet e dendura permbytin fshatrat

29/05/2009 18:50

Reshje te medha te shiut kane permbytur fshatin Pajove ne rrethin e Peqinit. Perroi i Mnosit ka sjelle prurje te medha te ujit, duke shkaktuar deme kolosale.

Disa dhjetra shtepi jane permbytur, si edhe disa hektare toke. Gjithashtu, jane shembur edhe disa shtylla elektrike.

Komuna iu ka ardhur ne ndihme banoreve te fshatit duke hapur kanale kulluese dhe ka pastruar ruget.

Deme dhe probleme ka pasur edhe ne fshatin Bicaj, ku policia ka nderhyre per nxjerrjen e 3 qytetareve nga rrembesa e perroit te Gjistices.

Uji i vrullshem ka marre me vete edhe nje vinc te ushtrise, i vendosur aty per ndertimin e nje ure.

Top Channel