Ndryshimet e klimes, 300 mije te vdekur ne vit

29/05/2009 17:00

300 mije persona vdesin ne vit ne te gjithe boten per shkak te ndryshimit te klimes.

Alarmi vjen nga forumi i OKB-se, Global Humanitarian Forum, qe ne raportin e tij te fundit vlereson se brenda vitit 2030 viktimat e efektit serre mund te dyfishohen duke shkuar mbi 500 mije.

Nga 300 mije jete qe shuhen cdo vit, thote raporti, 9 nga 10 jane te lidhura me degradimin e ambientit.

Edhe vdekjet per shkak te semundjeve si diarrea apo malarja jane shpesh here pasoje e katastrofave te lidhura me ndryshimet e klimes.

Pjesa me e madhe e viktimave, gati 99%, jane ne vendet qe jane ne zhvillim e siper dhe qe kane kontribuar vetem per 1 per qind te emetimit te oksidit te karbonit.

Top Channel