Lushnje, Rama prezanton kandidatet

29/05/2009 23:35

Kreu i PS-se, Edi Rama gjate prezantimit te kandidateve per deputete ne qytetin e Lushnjes, eshte shprehur se duhet “nje ndryshim historik i politikes per t’i dhene fund nje here e mire halleve dhe ndarjes nga politika e baltes dhe e mllefit qe s’ben asgje, ndersa shqiptaret kane 18 vjet qe e presin”.

“Votoni per nje kuader per nje program per nje drejtues dhe nuk votoni midis njerit dhe tjetrit. Partite qe vijne ketu duke ju thene se ky eshte djali juaj, thuajuni se historia e cuarjes sa andej-ketej ka mbaruar dhe ne do te votojme per PS-ne”, theksoi Rama.

Kryesocialisti i ka kerkuar lushnjareve voten per PS-ne per te larguar, sipas tij, qeverine e korruptuar te Berishes.

“Do t’i japim fund epokes te deputeteve qe zhduken vetem per t’u shfaqur ne kutin e televizorit dhe do ta nxjerrin qeverine nga kutia e televizorit per ta sjelle tek ju”, tha Rama.

Ai ka premtuar ne Lushnje dyfishim te buxhetit per bujqesine, ngritjen e nje ministrie te posacme per fshatin, si edhe dhenien e certifikatave te pronesise.

Top Channel