Depp nuk beson ende ne suksesin kinematografik

29/05/2009 19:05

Nuk e kishte parashikuar asnjehere nje karriere te tille ku prej vitesh qendron ne majen e aktoreve me te cmuar te Hollywood-it.

Behet fjale per “piratin”, Johny Depp, i cili eshte pothuajse i tronditur nga ky ndryshim i madh ne jeten e tij.

“U jam shume mirenjohes atyre qe perhere me ofrojne role. Asnjehere nuk e kisha enderruar te arrija ne kete pike. Nuk e kam idene se cfare mund te ndodhe kur t’i jap fund me kete profesion. Ndoshta perfundoj duke i rene kitares ne ndonje bar ose punoj ne ndonje pike karburanti. Besoj se jeta ime profesionale eshte nje lloj mrekullie”, shprehet Depp.

Te njejten gje mendon edhe protagonisti i Harry Potter per karrieren e tij. Daniel Radcliffe mendon se ka pasur shume fat ne rrugetimin e tij, ashtu si edhe Scarlett Johansson.

Top Channel