Trafikonin heroine nga Shqiperia, 25 te arrestuar ne Itali

28/05/2009 08:50

Policia italiane ka kryer nje operacion te gjere ne gjithe territorin e vendit, kunder trafikut nderkombetar te droges.

Operacioni eshte drejtuar nga antimafia e Barit dhe ka cuar ne pranga 25 persona, pjesetare te nje organizate italo-shqiptare te droges. Mbi te arrestuarit rendon akuza e trafikimit nderkombetar te lendeve narkotike. Policia sekuestroi edhe nje 23 kg heroine.

Hetimet tete mujore cuan ne zbulimin e organizates kriminale, qe importonte droge nga Shqiperia, e cila kishte si destinacion tregun italian. Me bashkepunimin e antimafias se Firences, Napolit dhe Leces, u vune ne pranga 17 shtetas italiane dhe tete shqiptare.

Top Channel