Te verbrit, sot ne proteste kunder dhunes

28/05/2009 08:40

Ne kerkim te te drejtave te tyre dhe per te kundershtuar dhunen e ushtruar ndaj grave te moshuara ne dyert e qeverise, te verbrit ne Shqiperi kane vendosur qe te tubohen serish.

Kete here ne sheshin “Skenderbej” ne kryeqytet. Sot pasdite ne oren 18:00, ata do te mblidhen ne nje proteste paqesore ku kane ftuar qe te marrin pjese dhe te solidarizohen me fatkeqesine dhe trajtimin absurd qeveritar ndaj tyre te gjithe qytetaret e kryeqytetit.

Shoqata e te Verberve, ne nje komunikim me median, pasi ka anuncuar vazhdimin e revoltes se tyre deri ne plotesimin e kerkesave qe kane, pershendeti edhe reagimin e presidentit te Republikes, Bamir Topi. Sipas tyre, ai eshte i vetmi qe ka reaguar ndaj dhunes se ushtruar mbi grate e verbra. Nga ana tjeter, Forumi i Grave te Verbra te Shqiperise ka denoncuar dhunen qe u ushtrua ndaj dy grave para godines se Kryeministrise, duke kerkuar mbeshtetje nga te gjitha shtresat e shoqerise.

Heshtja e deritanishme e opinionit publik, thane te verbrit, eshte nje ogur i zi, qe rrezikon perhapjen e formave te dhunes ne te gjitha nivelet shoqerore.

Top Channel