ISHP: 57 vjecari, i paprekur nga gripi A

27/05/2009 21:50

Instituti i Shendetit Publik ka njoftuar pasditen e sotme se personi i dyshuar per infektim nga gripi i derrave pas analizave paraprake ka rezultuar se nuk eshte i prekur nga virusi.

Sipas ISHP, personi ne fjale, shtetasi S. Rr. nuk ka rezultuar te jete prekur as nga nje grip normal dhe per kete arsye eshte nxjerre nga karantina.

Burimi shton se ai nuk eshte plotesisht i sheruar dhe per kete u eshte nenshtruar mjekimeve normale.

57 vjecari po kthehej nga Damasku dhe ishte tranzit ne Vjene kur pati nje gjendje te renduar shendetesore.

Top Channel