Grate ne politike, Presidenti vleresime e kritika

26/05/2009 14:55

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka vleresuar angazhimin e grave ne politike si dhe rritjen e pjesemarrjes se tyre ne vendimmarrje. (UPDATE)

Nga ana tjeter, nisur edhe nga tonet e perdorura ne jo pak emisione televizive te fushates, Topi ka kritikuar nje pjese te tyre dhe ka kerkuar grate te mos humbin natyralitetin edhe pse politika zhvillohet ne nje ambient te ashper ku ndonjehere ka edhe berryla.

“Zonjat te mos humbin natyralitetin e tyre. Edhe kur te rreshtohen neper kampe te ndryshme, duhet qe zonjat te zhvillojne nje debat shume elegant qe te mos jete i ngjashem me debatin e ashper te politikaneve. Kemi nevoje per nje zbutje te toneve parlamentare”, u shpreh Topi.

Presidenti reklamoi emerimin e grave nga ana e tij ne krye te disa institucioneve te rendesishme ku spikat emri i kryeprokurores Ina Rama.

Topi ka leshuar kritikat e tij ndaj indiferences se treguar lidhur me dhunen ndaj dy grave para kryeministrise.

“Do ta quaja te papranueshme qe asnje ze nga zonjat te mos prononcohet per ngjarjen e dhunimit te dy grave”, u shpreh Topi.
Edhe ambasadori amerikan John Withers ka vleresuar rritjen e numrit te grave ne politike.

“Kerkoj nga kerkoi nga grate qe te mos kenaqen me kete nivel, po te kene gjithnje ambicie dhe kerkesa ne nje shoqeri te barabarte. Mbeshtetja juaj dhe puna juaj bashke me aktoret e tjere te shoqerise, mund te sjelle ndryshim te thelle. Une jam i bindur se ju do ta beni kete ndryshim”, u shpreh Withers.

Instituti Demokratik Amerikan ka mbyllur fazen e dyte te programit te zhvillimit te liderve te rinj politik ne Shqiperi, ku jane diplomuar nje grup vajzash dhe grash nje pjese e te cilave radhiten ne listat e kandidateve per deputet.

Top Channel