Elbasan, rrefimi i te mbijetuarit

26/05/2009 20:55

Femija 6 vjecar eshte ngushellimi i Tasim Capjas nga fshati Grekan i Elbasanit. Tasimi pak dite me pare humbi bashkeshorten dhe vajzen e tij 11 vjece ne ujerat e lumit Devoll.

Antonia Capja eshte i mbijetuari i kesaj tragjedie, e cila perseritet vazhdimisht ne kete zone vetem sepse asnje qeveri nuk ka menduar te ndertoje nje ure per 26 fshatrat qe ujerat e ketij lumi ndajne ne mes.

Djali 6 vjecar tregon per castet kur ujerat rrembyen ate se bashku ne nenen dhe motren. “Mami me mbajti kalapic. Aty ishte nje grope dhe asaj i rreshqiti kemba. Une u rrezova dhe rash ne uje. Ra edhe motra”, tregon 6 vjecari.

Babai i tij, Tasimi vazhdon kerkimet per gjetjen e vajzes 11 vjece, per t’i dhene lamtumiren e fundit. “I them shtetit se nuk dua asgje, as rruge, as ura, vetem qe trupi i vajzes te vije. Shteti te gjeje nga shtetet e tjera aparaturen per ta gjetur”, deklaron Tasim Capja.

Osman Capja, gjyshi i femijes se mbijetuar tregon se ne 10 vjet ne ujerat e ketij lumi jane mbytur mbi 50 persona. “50 vete jane mbytur. Kemi kerkuar per ure qe ne kohen e Enverit, por nuk eshte bere”, tregon ai.

Ne shtepine e Selvie Capjas vazhdon zia per kete tragjedi, por dera ende nuk eshte mbyllur sepse te gjithe jane ne kerkim te vajzes se saj 11 vjece qe ende eshte ne ujerat e lumit Devoll.

Top Channel