Balthazar tradheton Miller per ish bashkeshorten

26/05/2009 18:40

Sienna Miller e sheh veten te tradhetuar nga i njejti mashkull qe tradhetoi bashkeshorten e tij per te nisur nje histori dashurie me aktoren.

33 vjecari Balthazar Getty, protagonist ne “Brothers and Sisters” eshte ndare nga Miller per t’u ribashkuar me ish bashkeshorten dhe vajzen Grace. Te tre ata kane udhetuar drejt Disneyland per te festuar ditelindjen e se bijes dhe aktori ka lejuar fotografet te fiksojne ne aparate momentet e lumtura qe po kalon ne gjirin e familjes.

Qe prej majit te vitit 2008 kur Balthazar nisi historine me Miller, mediat e akuzonin aktoren si nje “shkaterruese familjesh”. Por mesa duket historia e tyre nuk ka zgjatur me shume se nje vit, pasi 33 vjecari ka ndier mungesen e famijles edhe pse te dyja palet konfirmojne se tashme kane ngelur miq te mire.

Top Channel