Xhacka: Besoj tek kapacitetet dhe ekipi i PS

25/05/2009 21:25

Kandidatja per deputete e Partise Socialiste, Olta Xhacka ka dhene arsyet perse eshte bashkuar me kete subjekt politik per ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Duke folur ne emisionin “Shqip” ne TCH, Xhacka ka deklaruar se beson se mund te jape dicka per Shqiperine se bashku me ekipin qe ka mbledhur PS.

“Besoj tek kapacitetet e reja te PS, tek ritmi i reformave qe do te sjelle kjo parti, gje qe nuk e ka bere kjo mazhorance. Besoj tek vizioni dhe tek lidershipi dhe prandaj vendosa te marr pjese”, ka pohuar Xhacka.

Ajo ka shprehur bindjen e saj se PS nese vjen ne pushtet me 28 qershor do te jete ne gjendje t’u jape zgjidhje disa ceshtjeve ku kjo mazhorance sipas saj ka deshtuar.

“Une ndjej se jam nje person qe mund te jape dicka. Kryeministri nuk ka mbajtur premtimet e bera per varferine, per te perndjekurit, per pronat. Kjo mazhorance trendet e rritjes i pasqyron si arritje. Shqiptaret sot nuk mbyllin dot shpenzimet mujore. Me ato rritje rroge qe jane bere te ardhurat atyre nuk iu dalin dhe e mbyllin muajin me lista”, ka kritikuar Xhacka qeverine.

Top Channel