Pranga endacakut qe grabiste te huajt

25/05/2009 08:20

Pre e tij ishin vetem te huajt. I studionte, i ndiqte, e me pas u vidhte banesat. Mekanizmi eshte perdorur nga nje endacak, i cili prej disa muajsh dyshohet se e kryente kete veprimtari ne kryeqytet.

Aktualisht, atij i jane dokumentuar dy vjedhje, nderkohe qe dyshohet edhe per disa te tjera. Behet fjale per Gentian Xhaferrin, i cili eshte arrestuar nga sherbimet e policise kryeqytetase, e qe njihet prej tyre si profesionit ne vjedhje. 30-vjeçari Xhaferri zakonisht shfrytezonte zonen prane Qytetit Studenti per te kaluar naten, por edhe per te ushtruar profesionin e hajdutit. Objekti i tij ishin personat e huaj, sidomos ata qe paraqiteshin ne Ambasaden Amerikane ose Italiane.

Atyre u qendronte nga mbrapa me dite te tera. Ai i ndiqte deri ne banese, pa rene ne sy. Aty fiksonte ku banonin dhe me ke. Kur konstatonte se ata jetonin te vetem ne shtepi, pergatiste planin per te nderhyre. Keshtu i ruante derisa dilnin nga shtepia, i shoqeronte deri ne nje distance, e me pas kthehej per te kryer grabitjen. Duke perdorur çeles, ndonjehere edhe leve, hynte brenda ne banese, sidomos naten dhe plaçkiste çfare mund te gjente. Policia shpjegon se zakonisht ai merrte vetem parate dhe celularet. Merrte vetem aq sa mund te mbante ne xhepa, me qellim qe kur te largohej, te mos pikasej se ishte vjedhes.

Top Channel