Placebo transformohen, largohen nga e “zeza”

25/05/2009 18:50

Placebo rikthehen me nje baterist, rryme dhe mbi te gjitha me nje album te ri.

Tre vjet pas albumit te tyre te fundit “Meds”, “Battle for the sun” shenon rikthimin ne skene pa bateristin Steve Hewitt. “Kerkonim dicka shume te ndryshme nga puna e fundit. Dicka me pozitive dhe te luajtur me instrumente klasike si psh harqe”, shprehet lideri i grupit Brian Molko.

E njohur per rrymen dekadente te erret, banda britanike kete here vjen me nje sjellje me pak te “dhunshme” duke i dhene ngjyrime te tjera pamjes. “Albumi i vitit 2006 ishte pika jone e nisjes ne kuptimin qe deshironim te benim dicka kunder. Meds ishte nje album shume i erret ndersa tashme duam te japim pak me shume shprese”, thekson Molko.

Top Channel