Meta: Berisha deshtoi

25/05/2009 16:05

Levizja Socialiste per Integrim i cilesoi deshtim dhe regres 4 vitet ne drejtimin e qeverise Berisha.

Ilir Meta deklaroi se kryeministri ka deshtuar ne te gjitha sektoret duke e kthyer vendin, ne nje strehe te korrupsionit dhe konflikti interesi.

“Ftoj te gjithe qytetaret, pa dallim bindjeje qe te bashkojme voten per te larguar keqqeverijen e Berishes, me te gjitha tragjedite, papunesine dhe varferine per shumicen e shqiptareve qe po le pas”, u shpreh Meta.

Sipas kreut te LSI-se, shqiptaret ne 28 qershor duhet te votojne per te ardhmen e tyre, ne menyre qe te mos bejne serish pas 4 vitesh nje bilanc te gjate deshtimesh me kryeministrin aktual.

“Eshte mese e qarte se eshte detyra jone per ta nxjerre njehere e mire Berishen ne pension ne 28 qershor me voten e lire te shumices se qytetareve shqiptare”, u shpreh Meta.

Top Channel