Depardieu: Kinemaja s’me ka interesuar asnjehere

25/05/2009 18:20

Aktori i njohur Gerard Depardieu injoron boten e kinemase edhe pse ekrani e beri njeri te famshem ne mbare boten. Gjate nje leksioni qe dha ne Images alle Halles te Parisit, Depardieu nuk ka dashur te flase fare per kinemane.

“Nuk dua t’ia di fare pasi asnjehere nuk jam lodhur per te xhiruar nje film. Kam xhiruar rreth 200 nga te cilet 150 jane nje m… i vertete”, u shpreh aktori francez, i cili injoroi edhe Festivalin e Kanes ku konkurronte me filmin “Origjina”. Ne vijim te fjales se tij, Depardieu vazhdoi me sulmet ndaj kinemase, duke shkuar edhe me tej.

“Kam hyre ne boten e filmit rastesisht, por mund te isha bere edhe hajdut apo punonjes ne puset e naftes. Nuk kuptoja asgje nga ato qe xhiroja. Te hash dhe te pish mire si dhe te njohesh nje vend dhe nje kulture jane gjera me te rendesishme se sa rolet ne kinema”, theksoi aktori. 

Top Channel