Bumci: KOP-i, zgjidhje e momentit ne PD

25/05/2009 21:35

Duke folur ne emisionin “Shqip” per hyrjen e shoqerise civile ne politike, kandidati demokrat per zgjedhjet e 28 qershorit, Aldo Bumci ka pranuar se KOP-i ishte nje zgjidhje e momentit ne PD.

“Ne vitet 1997-2001 ishte ne pikepyetje ekzistenca e opozites ne Shqiperi. PD nuk kishte mbeshtetje mediatike dhe shikonte thjesht mbijetesen. Pati edhe ndarje, ndersa disa te tjere zgjodhen te ktheheshin ne jeten private. Eshte merite e atyre njerezve qe e mbajten gjalle kete parti dhe kjo situate e veshtire nuk lejoi nje prurje graduale te te rinjve nga forumi rinor. Kjo mungese beri qe te kishte nevoje per nje prurje te menjehershme ne vitin 2005. Une mendoj qe nuk eshte nje model qe duhet te vazhdoje sepse krijon veshtiresi per ata qe vijne por edhe per ata qe jane”, shprehet Bumci.

Ai shton se prurja graduale eshte me pozitive per ndertimin e nje karriere politike. Duke u perqendruar ne prurjet e PS-se, ai thekson se ka nje ndarje thebesore ndermjet PD-se dhe te rinjve qe vijne sot ne PS, pasi sipas tij, kjo eshte nje ndarje ideore. “Ne kemi ardhur ne PD si te djathte. PD perfaqeson rinine parakomuniste shqiptare, ndersa identiteti i djathtes ne Shqiperi eshte pasuruar. Ne PS vihet me nje ide te hedhjes poshte te dickaje te bere perpara. Ketu kemi nje ndarje ideore pasi kemi te bejme me nje prurje qe nuk pranon te kaluaren”, deklaron Bumci.

Ne vijim te bisedes, ai vuri ne peshore ndryshimin qe dallon dy krahet. “Thelbi i ndryshimt ndermjet nesh eshte se ne jemi te djathte dhe perballe kemi njerez pa identitet politik. Sepse identiteti i cdo force politike ka nje histori mbrapa saj. Vlera pertej se majtes dhe se djathtes nuk ka, por ka vetem dicka, kultin e Edi Rames. Une nuk jam ne PD prej Berishes, por jam ne PD se eshte e djathte”, nenvizon kandidati demokrat.

Top Channel