I pret damaret gruas per xhelozi

23/05/2009 08:30

Kthehet nga puna pasdite, rreh gruan dhe me pas i pret damaret me thike.

Ngjarja e rende ka ndodhur ne vendin e quajtur “Vija e Ngjales”, ne lagjen “Sheq i madh” te Fierit, ne banesen e 44-vjecarit Elmaz Zotaj. Burri, pas ngjarjes ka tentuar te largohet, por rreth nje ore me pas ai eshte vene ne prangat e policise. Gruaja e tij eshte derguar menjehere per ne repartin e kirurgjise ne spitalin e Fierit, ku i eshte dhene ndihma e pare mjekesore. Ngjarja ka ndodhur per motive xhelozie, pasi Elmazi dyshonte se bashkeshortja e tij, Suzana, me te cilen ka dy femije, e tradhtonte.

Sapo eshte futur ne porten e shtepise, ai ka therritur te shoqen, e cila ka refuzuar te dale ta prese. Pas kundershtimit te se shoqes, 44-vjecari ka filluar ta shaje dhe ta qelloje bashkeshorten. Zotaj e ka terhequr zvarre gruan deri ne aneksin e shtepise, ku pasi ka marre thiken, i ka prere damaret e duarve nenes se dy femijeve. Pas ngjarjes, ai eshte larguar nga banesa, duke e lene gruan mes nje pellgu gjaku.

Top Channel