Sejdiu falenderon Krasten per kontributin mediatik

22/05/2009 20:05

Presidenti i Republikes se Kosoves Fatmir Sejdiu falenderoi gazetarin dhe prezantuesin Adi Krasta per rolin dhe kontributin dhene ne fushen e medias dhe arsimit.

Ky takim i shkurter por shume miqesor mes Sejdiut dhe Krastes pati ne fokus tema te rendesishme qe prekin shoqerite e te dy vendeve. Dy personalitetet te cilat i bashkon edhe cmimi per lidershipin 2008 dhene nga Co-Plan, shtruan per diskutim problemin e domosdoshmerise per nje marredhenie cilesore dhe pa paragjykime midis Shqiperise dhe Kosoves.

Ne takim u diskutuan gjithashtu  problemet e cilesise se gjuhes shqipe dhe ngecjet per zhvillimin e gjuhes shqipe ne te dy anet e kufirit. “Eshte nje takim i cili me thote per dashamiresine e jashtezakonshme qe ka presidenti ndaj mediave te Shqiperise”, shprehet prezantuesi i “E Diell” .

Ai mori perkrahje nga presidenti Sejdiu per nje bashkepunim sa me te frytshem mediatik ndermjet dy vendeve. Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu pranoi ftesen nga Krasta per te qene i pranishem ne spektaklin “E Diell” qe Top Channel do prezantoje sezonin e ardhshem.

Top Channel