McCartney fshin shtepine nga Google Street View

22/05/2009 14:00

Google ka hequr nga sherbimi i saj “Google Street View” vilen e Paul McCartney, pas ankeses se kengetarit per ate qe e konsideron si shkelje te privatesise.

Sipas gazetes “The Sun” ish-pjesetari i Beatles u zemerua, kur zbuloi se gjithkush mund t’i hidhte nje sy shtepise se tij, ashtu sic ndodhte me shtepite e tjera londineze. Qe pas vrasjes se John Lennon ne 1980, kengetari eshte i fiksuar pas sigurise.

Ai ankuar tek sherbimi i hartes online permes skuadres se sigurise, qe vrojton non stop hyrjet ne banesen e tij. Nje burim tha per gazeten se Paul u zemerua kur mesoi se gjithkush mund te shihte shtepine e tij ne nje hapesire 360 grade.

Nje zedhenes i Google shpjegoi se tani kushdo mund te heqe shtepine e tij nga faqja, duke shtypur nje pulsant te thjeshte. Shume persona jane shprehur entuziaste qe mund te shohin shtepine e tyre, por te tjereve nuk u ka pelqyer kjo ide.

Top Channel