Kukes, vonesa ne shperndarjen e kartave

22/05/2009 13:55

Banore te shumte te qytetit te Kukesit por edhe ne komuna prej dy muajsh presin pajisjen me kartat e identitetit.

Ata shkojne shpesh ne zyrat e aplikimeve dhe marrin pergjigje se kartat e identitetit nuk jane prodhuar ende.

Burime prane qendres se aplikimit thone se disa prej te dhenave te marra gjate aplikimeve ne datat 2 deri ne 9 mars mund te jene demtuar ose jane bere te palexueshme. Jane rreth 170 persona qe mund te pengohen te votojne nese nuk pajisen me keto karta.

Top Channel