“Koalicioni i fitores” se reklamave

22/05/2009 19:35

Pse Sali Berisha ka ngritur ne kembe aleancen me te madhe partiake per t’iu futur betejes se ardhshme elektorale?

Ne koalicionin e quajtur Aleanca e Ndryshimit jane plot 17 parti, nga te cilat 7 jane parti krejtesisht te padegjuara per publikun, 4 jane parti disi me te degjuara por pa asnje deputet ne Parlament, 4 jane parti parlamentare por me nje numer minimal deputetesh dhe e fundit ia detyron numrin e larte te deputeteve sistemit te Dushkut ne zgjedhjet e 2005-es.

Nga nje pyetje pa pergjigje, tani duket qarte se behet fjale per nje ide brilante ne planin mediatik. Koha televizive per reklama apo mesazhe promocionale nuk ndikon ne kohen e lajmeve dhe te emisioneve informative.

Kodi Zgjedhor parashikon se partite parlamentare qe kane marre mbi 20% te deputeteve ne zgjedhjet e fundit, ne kete rast vetem PD-ja dhe PS-ja, kane jo me pak se 30 minuta kohe televizive falas.

Partite e tjera parlamentare jo me pak se 15 minuta dhe partite joparlamentare jo me pak se 10 minuta. Por Televizioni publik ia dyfishoi kohen partive parlamentare.

Koha televizive per koalicionet tregon qarte avantazhin e theksuar qe ka Aleanca e demokrateve ndaj aleancave te tjera. Plot dyfishin e kohes nga aleanca e socialisteve dhe 4 ore nga dy aleancat e tjera.

Nga 5h20′ ne total, 110 minuta ose rreth 2 ore, demokratet e fitojne vetem prej partive jashteparlamentare. Dhe nuk duhet harruar, se po kaq minuta falas subjektet kane edhe ne radion publike.

Ne radiot dhe televizionet private, qe pranojne reklama politike me pagese, koha e pergjithshme e transmetimit te ketyre reklamave pergjate tere fushates ndahet ne kete menyre: nga 90 minuta si per PD edhe per PS, 45 minuta per partite parlamentare dhe 10 minuta per secilen prej partive jashteparlamentare.

Por, gjysmen e kesaj kohe reklamash, radiot dhe televizionet private jane te detyruar ta ofrojne falas. Kostoja llogaritet si shpenzim i zbritshem per efekte tatimore, pra radiotelevizoni privat do te paguaje me pak tatim ne fund te vitit fiskal.

Por a ka ketu ndonje problem? Ligjerisht jo. Por opozita druhet se duke pasur tere kete kohe ne dispozicion, mazhoranca do ta perdore jo vetem per te mbrojtur fort bilancin katervjecar te qeverise, por me nje pjese te mire te kesaj kohe mund te beje fushate negativiste ne drejtim te opozites.

Top Channel