Kartat, bllokohet plotesisht procesi ne Fier

22/05/2009 08:30

Dita e enjte ka shenuar bllokimin plotesisht te procesit te aplikimit per kartat e identitetit ne Fier.

I vetmi kompjuter qe ishte ne funksion gjate javes se fundit, ka pesuar defekt pasditen e se merkures dhe ka shenuar keshtu nderprerjen e procesit te aplikimi per nje kohe te pacaktuar. Ne mjediset ku ishin vendosur shtate operatoret e aplikimit per qytetin e Fierit, presin radhe te gjata njerezish, por qe nuk marrin nje pergjigje konkrete se kur do te mund te aplikojne per leternjoftimet e reja.

Nderkohe, problemet e shumta te procesit te aplikimit kane vene perballe seline roze te qytetit te Fierit, bashkine e qytetit, si dhe prefekturen. Sipas Arta Priftit, pergjegjeses se gjendjeve civile per qytetin e Fierit, numri i aplikuesve deri tani eshte mjaft i ulet, nderkohe qe vetem nje ne tri persona qe jane pa pasaporte kane aplikuar.

Top Channel