Kane, shfaqet filmi i fundit i Ledger

22/05/2009 18:30

Ne Festivalin e Kanes eshte shfaqur filmi jokonkurrent “The Imaginarium of Doctor Parnassus” i Terry Gilliam me protagonist Heath Ledger, i cili nuk mundi ta perfundonte per shkak te vdekjes se parakohshme.

Skenat e munguara jane mbuluar nga Johnny Depp, Jude Law dhe Colin Farrell. Filmi permban nje subjekt moral ne te cilin nje personazh misterioz, gati nje magjistar u ofron pavdekshmerine te perzgjedhurve. Gjithcka fillon me te riun Tony Sheperd te interpretuar nga Ledger, endrra e te cilit eshte pjesemarrja ne trupen teatrale “Imaginarium”.

Ai arrin te hyje ne boten magjike te magjistarit Dottor Parnassus ku mahnitet nga mrekullite por shtanget nga intrigat. Ne pjesen e fundit, regjisori Terry Gilliam thirri tre aktoret Depp, Law e Farrell, duke ndryshuar edhe skenarin, te cilin e pershtati ndryshe pas vdekjes se Ledger.

Top Channel