Vriten tre ushtare amerikane ne Irak

21/05/2009 12:30

Tre ushtare amerikane ishin mes 23 viktimave te shenuara nga nje seri sulmesh me bomba ne qytetet Bagdad dhe Kirkuk ne Irak.

Ngjarja me e fundit ndodhi ne nje treg ne distriktin Dora ne kryeqytet, ku mbeten te vrare 12 persona nga nje shperthim. Me pare ne nje sulm ne Kirkuk ishin vrare tete vete, ndersa ne nje stacion policie ne Bagdad vdiqen tre rekrute.

Pavaresisht se perdite regjistrohen viktima ne Irak, qeveria dhe trupat amerikane thone se keto jane incidente te izoluara, qe nuk kercenojne sigurine e vendit.

Sipas tyre, sulmet nuk jane aq te sofistikuara, sa ato te dikurshmet.

Top Channel