Spanja me ambasade ne Tirane

21/05/2009 03:20

Ne Tirane eshte inauguruar selia e ambasades spanjolle, ne prani edhe te ministrit te Jashtem Miguel Angel Moratinos, qe zhvillonte te dyten vizite zyrtare ne Shqiperi brenda tre vitesh.

I pari diplomat spanjoll qe ka shkelur ne Shqiperi qe me heret me 1984, kohe kur kryente sherbimin diplomatik ne Beograd, Moratino mbetet nje mik i shqiptareve dhe kete nuk nguron ta shprehe mes kujtimeve.

“Ne shkurt te 2006-es vizitova Shqiperine si minister i Jashtem, por vizita ime e pare daton me heret. Atehere nuk kishim as ambasade, as ambassador. Sot i kemi. Jam i bindur se shqiptaret do te jene anetare me te drejta te plota ne Komunitetin Europian. Nuk ka kthim prapa. Edhe Spanja ka nevoje per Shqiperine ne KE”, eshte shprehur Maratinos.

Njekohesisht ne kete aktivitet nje vend te rendesishem iu dedikua nje prej shkrimtareve tane te njohur Petro Markos, ku ambasadori spanjoll ne Tirane i dorezoi bashkeshortes dhe te bijes, botimin ne shqip dhe spanjisht “Vullnetaret e lirise”, Petro Marko, Hasta la Vista.

Ish-ambasadorja jone ne Spanje per periudhen nga viti 2004 e deri ne tetor te vitit te shkuar, Anila Bitri ishte nje tjeter e ftuar e cila u dekorua me urdhrin e larte te mbretit spanjoll Huon Carlos I, per kontributin dhe punen e saj gjate ketyre viteve ne Spanje si ambasadore dhe konsulle.

“Gjate viteve te sherbimit ne mbreterine e Spanjes kam perfaqesuar vendin tim ne nje vend mik qe na ka mbeshtetur gjithmone”, eshte shprehur Bitri.

Ne ceremoni ishin te pranishem ministri i Jashtem Lulzim Basha, zevendeskryeministri Genc Pollo, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu si dhe mjaft personalitete te vendit, ish- presidente e ish-ambasadore.

Top Channel