Sondazhi: 54% ne votime, pavaresisht listes

21/05/2009 15:55

Debatet e shumta mbi emrat e kandidateve ne listat e partive duket se nuk do te ndikojne shume zgjedhesit shqiptare.

Sondazhi i Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve tregon se 54 % e te pyeturve kane deklaruar se e kane vendosur te votojne pavaresisht se cilet jane emrat e kandidateve te partive perkatese.

“Ne muajin prill 98 perqind e votuesve nuk i njihnin te zgjedhurit per zonen e tyre dhe megjithate 54 perqind e tyre kishin vendosur se per ke parti do te votonin”, u shpreh Endrit Shabani, nga “Transparency International Albania”.

Zgjedhjet e 28 qershorit, jane cilesuar si shume te rendesishme per shqiptaret. Ne sondazhin e fundit te Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve, ku jane pyetur 1200 qytetare ka rezultuar se78 % e te pyeturve do te marrin pjese ne votime, por 82 % e tyre nuk kane asnje dijeni mbi sistemin elektoral qe percakton menyren sesi duhet te votojne.

Mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme eshte vene ne pikepyetje nga 53 % e te pyeturve, perkundrejt 22 % shqiptareve qe besojne se gjate zgjedhjeve nuk do te shenohen incidente.

Per 83% te shqiptareve ceshtja e papunesise eshte problemi kyc me te cilin duhet te perballet qeveria e paszgjedhjeve.

Top Channel