Shtyrja e koncerteve te Jackson, jo nga kanceri

21/05/2009 12:05

Organizatori i koncerteve te Michael Jackson, ka pergenjeshtruar lajmet e perhapura, se kengetari ka shtyre kater koncertet e para, per shkak se vuan nga kanceri ne lekure.

Randy Phillips deklaroi se ndryshimi i datave nuk ka lidhje me gjendjen shendetesore te Jackson dhe se ai ndodhet ne gjendje te shkelqyer.

Me pare u njoftua se Jackson ka anuluar kater datat e fillimit te 500 koncerteve ne arena O2 ne Londer.

Duke iu referuar shkrimeve ne disa revista, Phillips tha se Jackson ishte si magnet per historite e trilluara. “Ai nuk vuan dhe nuk eshte duke vdekur nga kanceri i lekures”.

Top Channel