Qetsori i famshem edhe ne Itali

21/05/2009 12:45

Qetsor Ferunaj, fituesi i “Big Brother Albania”, duket se po shijon famen e tij edhe ne Itali.

I gjendur ne Perugia per te rinovuar lejen e tij te qendrimit, ai u intervistua nga gazeta e ketij rajoni “Regione Umbria” e cila i ka kushtuar pothuajse nje faqe te tere djalit nga Dukati i Vlores.

“Perugia eshte nje qytet qe me pelqen te rris femijet e mi. Jam i dashuruar pas ketij qyteti te ri, po njekohesisht edhe antik”, thote Qetsori.

Ne faqen kushtuar fituesit te “Big Brother” ne Shqiperi, shkruhet me detaje se kush eshte Qetsori, nga vjen, cfare ka bere ne jeten e tij dhe cilat jane deshirat dhe ambiciet qe ka ky personazh tashme i njohur jo vetem brenda kufijve te Shqiperise.

Ne gazete shkruhet se Qetsori eshte shume i njohur nga bashkekombasit e tij qe jetojne ne Itali, te cilet e kane ndjekur reality show-n permes platformes DigitAlb.

Qetsori flet per median italiane edhe per arsyen e pjesemarres ne “Big Brother Albania”: Donte te bente krenar babane e tij.

Top Channel