Vetehelmohet me ilace nena e tre femijeve

20/05/2009 08:35

Nje grua e divorcuar, nene e tre femijeve, vetehelmohet pas ndarjes nga i dashuri.

Ngjarja ka ndodhur ne Durres, ku ne spitalin rajonal eshte derguar nga familjaret 28-vjecarja Rozeta Koci, e cila pas marrjes se ndihmes se pare eshte derguar per mjekim me te specializuar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Burimet spitalore bene te ditur se ajo ka perdorur nje sasi te konsiderueshme medikamentesh.

Nga hetimet rezulton qe Koci e ka kryer kete veprim pas vendimit te partnerit per t’u ndare, pas bashkejeteses prej me shume se 7 muajsh. Rreth dy jave me pare, e vetehelmuara ka pasur nje konflikt te dhunshem me nenen e partnerit te saj.

Ngjarja ka ndikuar ne prishjen e marredhenieve, deri atehere te mira mes saj dhe djalit me te cilin bashkejetonte. Gjendja e saj eshte e rende.

Top Channel