Topi, vizite treditore ne Kroaci

20/05/2009 08:25

Presidenti Bamir Topi niset sot per nje vizite treditore ne Kroaci.

I shoqeruar edhe nga bashkeshortja e tij, presidenti do te jete ne krye te delegacionit te perbere edhe nga drejtues te institucioneve te pavarura kushtetuese. Gjate qendrimit ne Kroaci Topi do te pritet dhe do te zhvilloje bisedime me autoritetet me te larta kroate, presidentin e Kroacise, Sipe Mesic, kryetarin e parlamentit te Kroacise, Luka Bebic, si dhe kryeministrin e Kroacise, Ivo Sanader.

Takimet dypaleshe te presidentit me keto autoritete te larta, si dhe mes delegacioneve zyrtare respektive, do te perqendrohen ne zgjerimin dhe thellimin e marredhenieve dhe bashkepunimit reciprok mes Shqiperise dhe Kroacise, ne kuader te partneritetit si aleate me te drejta te plota ne NATO, te aspirates integruese te dy vendeve tona per ne Bashkimin Evropian, si dhe te frymes se miqesise dhe bashkepunimit te metejshem konstruktiv rajonal.

Top Channel