Nje vrasje e paralajmeruar

20/05/2009 22:45

Autori i dyshuar i vrasjes se ndodhur mesditen e se martes ne Durres, Gani Kapiti kishte denoncuar me pare ne te gjitha institucionet e shtetit konfliktin e tij me fqinjin per nje ndertim afer tij i cili po i shkaktonte probleme ne banese, por qe te gjithe e kishin injoruar problemin e tij.

Kapiti kishte denoncuar pak dite me pare edhe ne “Fiks Fare”. “Po hapet nje grope 6 metra e thelle ne kufi me pronen e time e cila me ka plasaritur gjithe objektin.

Ekspertet e prefektures e kane bere kete problem teper alarmant, por perseri punimet vazhduan”, eshte shprehur ai.

Por Kapiti pas kesaj, zgjedh vetegjyqesine. Ai ka vrare me arme zjarri fqinjin, Agron Bodelli dhe eshte shpallur ne kerkim per vepren penale te vrasjes.

Kapiti gjate denoncimit te tij ne “Fiks Fare” thote se kishte lajmeruar te gjithe shtetin shqiptar. Pasi kishte konsumuar te gjitha organet lokale ai zgjedh pushtetin qendror.

“I jam drejtuar edhe presidentit me leter konkrete, por asnje pergjigje. Dy here i kam derguar leter kryeministrit dhe asnje reagim”, theksoi Kapiti.

Ndersa shume prej institucioneve te shtetit marrin nisma ne parandalimin e vrasjeve ne Shqiperi, ne rastin e Durresit duket qarte se askush nuk ka bere as perpjekjen me te vogel.

Top Channel