Gjykata shtyn vendimin per Krenar Ahmetin

20/05/2009 08:40

Gjykata e Tiranes ka shtyre vendimin per Krenar Ahmetin, i cili u akuzua per shperdorim detyre. Mbrojtja e ka cilesuar te pafajshem. Nje seance me pare, organi i akuzes kerkoi deklarimin fajtor te Ahmetit dhe denimin e tij me 500 mije leke gjobe.

Sipas akuzes, Krenar Ahmeti se bashku me nje vartesin e tij, me date 17 maj 2008, ne vendin qe quhet tashme perballe dy kullave binjake, kane ndaluar nje makine per kontroll te rastesishem. Por ne kete makine ka rezultuar te udhetonte prokurorja e Krimeve te Renda, Elisabeta Bajri, se bashku me vellane e saj, qe ishte drejtuesi i mjetit.

Pas ndalimit kane filluar edhe debatet mes tyre. Behet e ditur nga ana e prokurorit se polici nuk e ka marre parasysh faktin se prokurorja eshte prezantuar si e tille, por ka vazhduar me fyerje dhe me keq ka njoftuar forcat e policise per ta shoqeruar ate ne Komisariatin numer 2.

Ahmeti, nga ana e tij, ne gjykate ka kundershtuar akuzen, duke deklaruar se ka zbatuar ligjin.

Top Channel