Vlore, vritet me thike 19 vjecari

19/05/2009 01:20

Nje 19 vjecar humbi jeten pasditen e se henes, pasi u qellua me thike nga nje i ri ende i paidentifikuar. Ngjarja ndodhi ne lagjen 29 nentori te qytetit te Vlores kur Armir Banaj u qellua per vdekje.

Deshmitare okulare te pranishem ne vendin e ngjarjes u morren ne pyetje dhe pershkruan te dhenat e autorit, ndersa menjehere nisen kerkimet per te bere te mundur kapjen e tij.

Ne mbremje forcat e rendit kane ndaluar te dyshuarin, 19 vjecarin Arsi Dajlani.

Policia tha se dy te rinjte jane grindur mes tyre fillimisht me fjale, me pas jane konfrontuar fizikisht dhe kane perfunduar ne perdorimin e thikave, ku si pasoje mbeti i vdekur 19 vjecari tjeter, Banaj.

Top Channel