Malaria, zbulohet rasti i pare ne vend

19/05/2009 08:40

Instituti i Shendetit Publik konfirmon te dhenat paraprake per rastin e pare te infektuar me semundjen e malaries.

Drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli dhe drejtoresha e Departamentit te Semundjeve Infektive prane ISHP-se, Silva Bino, kane konfirmuar se nje person i prekur nga malaria ndodhet i shtruar ne Sherbimin e Infektivit ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza”.

Nje shtetas me nenshtetesi britanike, i cili prej tre vjetesh punon ne Tirane per nje organizate jofitimprurese, eshte shtruar ne sherbimin e infektivit. Mosha e pacientit eshte rreth 40 vjec.

I semuri udheton shpesh jashte vendit dhe mendohet qe virusi i malaries te jete importuar nga vendet e Afrikes. Aktualisht, britaniku qe punon prej tre vjetesh ne Shqiperi, eshte izoluar prane ketij sherbimi, ku po merr edhe trajtimin perkates.

Top Channel