Endrra ne high definition

19/05/2009 21:35

Top Channel mban premtimin dhene themeluesit te saj Dritan Hoxha per transmetimet shqiptare high definition. Gati nje vit nga humbja e Tanit, realizohet endrra e tij per regjine HD, qe transmetoi festivalin “Top Fest 6” dhe sfiden e kombetares shqiptare me ekipin e Milan.

Kryeinxhinieri i Top Channel, Redi Neziri regjine me teknologjine HD e ka ndertuar me duart e veta. Ai eshte nder personat e pare me te cilet Tani diskutoi per ngritjen e TCH dhe tregon:

“Ka qene dicka rreth 2007-es pasi jemi kthyer nga nje panair gjigand ne Las Vegas. Aty u vu re se teknologjia HD po perhapej. Ajo ka qene nisja e idese se ne duhet te shkonim perpara me kete teknologji”.

Formati high definition sjell per shikuesit nje cilesi me te paster ne pamje dhe ne audio. Nderkohe, nje tjeter ide e Tanit, ajo e nje platforme dixhitale me pagese, qe kishte depertuar me sukses ne treg, u be para pak kohesh me 6 kanale HD.

“Nje vit perpara, ne 2008-en, eshte prodhuar ne standartin 16-9 per standartin HD dhe impakti ishte i mrekullueshem. Nga ai moment une kam qene ne kontakt me Tanin dhe ai me tha se, “Top Festin tjeter une e dua HD”. Atehere une i thashe: ok, dakord”, thote Redi Neziri.

Kryeinxhinieri shton se Top Media do te vazhdoje me zgjerimin e teknologjise se fundit, e cila po behet gjithmone e me e pranishme ne mediat nderkombetare.

“Duke qene se HD po futet ne mase, ne duhet ta mbanim fjalen. Ky “Top Fest” duhet te ishte HD dhe sic thoshte Tani, nje MTV shqiptare”, thote Neziri.

Top Channel