“Lufte” bunkereve ne zonat turistike

19/05/2009 08:30

Bunkeret pergjate brigjeve te lumit Seman do te nisin te shkaterrohen me fillimin e qershorit. Por pervec largimit te ketyre simboleve te diktatures, nje rrezik i madh ngrihet per ndotjen e lumit nga keto inerte, ne njerin nga muajt e frekuentuar te sezonit turistik.

Ka qene Prefekti i Qarkut, Fier, Shahin Bejdaj, ai qe ka dhene lajmin per fieraket, pas shume tratativash me Ministrine e Mbrojtjes. Shkaterrimi i bunkereve mesohet se fillimisht do te nise me ata qe jane ne uje per te vijuar me pas me te tjeret qe gjenden ne rere.

Bregdeti i Semanit njihet si nje nga me te ndoturit ne vend, nga industria e naftes. Tashme, atij i duhet te perballet edhe me ndotjen nga inertet e bunkereve.

Top Channel